Fushata elektorale e 6 marsit në bashkinë e Shkodrës i është besuar Arben Imamit.
Ish-ministrit i Mbrojtjes, një nga figurat më të shquara të së djathtës, i cili u la jashtë angazhimeve nga Lulzim Basha.
Gjatë një vizitë në shtabin electoral, Imami vlerësoi punën e bërë gjatë këtyre ditëve, ndërsa ish kryeministri Berisha deklaroi se Shkodra preket nga Ballkani I Hapur.
Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ia ka besuar Arben Imamit, drejtimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit në Bashkinë e Shkodrës.
Ish-ministrit i Mbrojtjes, një nga figurat më të shquara të së djathtës, i cili u la jashtë angazhimeve nga Lulzim Basha është rikthyer për të drejtuar grupin e punës në kryeqndrën e veriut.
Ndërsa ish-kryeministri Berisha ka dhënë udhëzimet se ku duhet të përqëndrohet fushata, ku një ndër to ishte dhe ndërgjegjësimi i fermerëve për pasojat që do vijnë nga projekti “Ballkani i Hapur”.
Ish kryeministri Berisha apeloi qe edhe të rinjtë të kenë një rol të kryesore në këtë fushatë.