EMRI/ ‘Shtëpia e barit’ në Tiranë – Kush është 32-vjeçarja në kërkim nga policia, zbulohet roli i saj

0
142

Një ‘shtëpi bari’ është zbuluar nga Policia e Tiranës në fshatin Pinet, ku në pranga ka përfunduar shtetasi Eriban Daja, teksa në kërkim u shpall 32-vjeçarja Rudina Xhambazi, e cila kishte marrë pronën me qira. Në pranga ranë 2 punonjës të OSHEE si dhe u procedua kryeplaku dhe inspektori i zonës. Muajt e fundit janë zbuluar disa shtëpi bari në qytete te ndryshme. Kultivuesit shfrytëzojnë magazinat dhe tunelet e ushtrisë. Policia e Shtetit ka nisur një operacion masiv në vend kuadër të luftës kundër kultivimit kanabisit.

Një shtëpi bari është zbuluar nga Policia e Tiranës në fshatin Pinet, ku në pranga ka përfunduar shtetasi Eriban Daja, teksa në kërkim u shpall 32-vjeçarja Rudina Xhambazi, e cila kishte marrë pronën me qira. Në pranga ranë 2 punonjës të OSHEE si dhe u procedua kryeplaku dhe inspektori i zonës.

Muajt e fundit janë zbuluar disa shtëpi bari në qytete të ndryshme. Kultivuesit shfrytëzojnë magazinat dhe tunelet e ushtrisë. Policia e Shtetit ka nisur një operacion masiv në vend kuadër të luftës kundër kultivimit kanabisit.

Shtëpitë e Barit janë kthyer në një fenomen edhe në Shqipëri, teksa rasti i fundit është goditur në Tiranë ku në afërsi të fshatit Pinet, një 32-vjeçare kishte përshtatur banesën, si ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa.

Këto janë momentet kur forcat e policisë së shtetit kanë ndërhyrë, teksa kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Eriban Daja, ndërkohë është shpallur në kërkim 32-vjeçarja, Rudina Xhambazi, e cila rezulton se ka marrë këtë objekt me qira.

Në prangat e policisë kanë përfunduar dy punonjësit e OSHEE-së Qenal Hasah dhe Erion Mema, si dhe u procedua penalisht, kryeplaku Elez Kapllani dhe  inspektori i policisë në zonë Adrian Malliku.

Sipas policisë 32-vjeçarja Rudina Xhambazi dhe shtetasi Eriban Daja i cili u kap në banesë gjatë ndërhysjes së shërbimeve të Policisë, shtëpinë e kishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ndërsa punonjësit e OSHEE, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim.

Prej afro 48 orësh forca policore të organizuara po krehin të gjithë territorin e Qarkut Fier në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Tunel që dikur përdoreshin nga ushtria, magazina private, shtëpi private, sera qe janë ndërtuar nga fermerët, toka që janë në gryka kodrash dhe lugina lumenjsh kanë kaluar në sitën e Policisë së Shtetit.

Nisja e këtij operacioni policor përkon me afrimin e stinës së pranverës kur nis edhe mbjellja e kanabisit.

Ndërkohë kontrollet e policisë kanë vijuar edhe në Vlorë që konsiderohet edhe si kryeqyteti i kanabisit në Shqipëri.

Syri Televizion mëson se janë kontrolluar rreth 300 objekte në Vlorë mes tyre garazhde, shtëpi të fshehta te dyshimta, taraca, tunele të ushtrisë si dhe sera private.

Deri tani nuk ka një raport nga policia e shtetit sa i përket bilancit të këtij operacioni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here