Kërcënimet ndaj Brisida Shehaj/ Reagon Vasili: U tregoi shqiptarëve se si plaçkit Rama me inceneratorët

0
193

Nën-kryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas kërcënimeve ndaj nën/ kryetares së Tiranës Brisida Shehaj, pas denoncimit të saj rreth aferës së inceneratorëve.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili ka theksuar se Shehaj u kërcënua pasi u tregoi shqiptarëve me fakte dhe emra se si ka grabitur, vjedhur e plaçkitur qeveria e Edi Ramës me Inceneratorët.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Kercenohet N.Kryetarja e LSI Tirane Briseida Shehaj.

U kercenua sepse u tregoi shqiptareve me fakte dhe emra se si ka grabitur, vjedhur e plackitur qeveria e Edi Rames me Inceneratoret.

Sikur SPAK te bente cerekun e asaj, qe beri Brisida Shehaj ne nje emision televiziv, nga Edi Rama,Erion Veliaj e dhjetra te tjere do te ishin me kohe perpara drejtesise.

Drejtesia te beje naten dite dhe te gjeje horrat, qe edhe vjedhin miliarda leke dhe guxojne te kercenojne.

Mjerim per shoqerine civile, qe hesht kur nje drejtuese politike femer kercenohet se denoncon korrupsionin gjigand.

Sa per ambasadoret dihet….jane ne Ëeekend?

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here