Fermerët po lënë investimet në Shqipëri dhe po ikin sërish në emigracion, arsyet

0
153

Çfarë po ndodh me serrat e ngritura vite më parë nga të ardhurat e punës në emigracion? Pse fermerët e Lushnjës dhe Beratit po lënë investimet e tyre për të punuar sërish në emigracion?

 

Bujqit tregojnë shqetësimet, që nga mospërballimi i rritjes 25% të kostos së prodhimit, që nisi me ndryshimet e skemës së TVSH në 2019, dhe shtrenjtimin vjet me 27% të çmimit të plastmasës, dyfishimin e çmimeve të inputeve bujqësore e deri te mosgjetja e tregut të shitjes që solli falimentimin e serave dhe rikthimin e tyre në emigracion.

 

 

Fatmir Ndoja, me origjinë nga Tropoja, investoi në vitin 2010 në fshatin Lunas të Lushnjës, 8 milionë lekë për blerjen e 30 hektarëve tokë bujqësore dhe ngritjen e një serre me sipërfaqe 5 dynymë, me të ardhurat e kursyera pas 11 vitesh punë në emigracion. Në serrë, Fatmir Ndoja kultivonte domate, tranguj, speca dhe bostan.

 

Në vitet e para, aktiviteti lulëzoi, ndërsa prej 3 vitesh, të ardhurat nga mbjellja e serave janë me humbje. Për shkak të shitjes së prodhimeve nën kosto, Fatmir Ndoja vendosi që këtë vit të mos kultivojë më perime në serrë, por të emigrojë në Gjermani për të punuar në ndërtim kundrejt pagës prej 15 euro/ora.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here