Ish-deputeti Kujtim Gjuzi si duket pasi mbylli me shumë bëma mandatin e tij në Kuvendin e Shqipërisë, ka plane “gjigande” për të ardhmen.
Sipas tij pritet që të jetë në krye të një televizioni të madh në Shqipëri.
Në një intervistë të dhënë Gjuzi shprehet se do të jetë shumë shpejt drejtor i një televizioni kombëtar në Shqipëri, duke mos preferuar që të bëjë publik emrin e televizionit.
Në Shqipëri ka shumë televizione kombëtarë dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim se cili nga këto TV do të ketë nderin që të drejtohet nga Gjuzi.