Protesta e fermerëve në Bilisht ka nisur. Fermerët kanë marrë dhe mjetet e tyre përballë Drejtorisë së Bujqësisë.
Një prej fermerëve thotë për mediat se duhen bërë ndryshime në politikën e bujqësisë.
Qytetari: Protestojmë për kushtet e vështira që jemi, për shkak të rritje së çmimit të naftës.
Sot kemi dalë për të sensibilizuar qeverinë dhe qytetarët, fermerët po largohen nga vendi. Kemi hedhur lekë por nuk ka interes, është e pakuptimtë.