U rizgjodh në krye të Gjermanisë/ Meta uron homologun gjerman: Mik i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

0
107

Presidenti i vendit Ilir Meta ka uruar homologun e tij gjerman, Frank-Ualter Steinmeier për rizgjedhjen në detyrën e Kreut të Shtetit të Republikës Federale të Gjermanisë!

Meta thekson se Steinmeier është mik i Shqipërisë, duke shtuar se ka qenë dhe mbetet një mbështetës i aspiratave integruese të vendit tonë në BE.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Urime të përzemërta Presidentit Frank-Ëalter Steinmeier për rizgjedhjen në detyrën e Kreut të Shtetit të Republikës Federale të Gjermanisë!

Një lajm shumë i mirë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe dhe për procesin e integrimit europian të Shqipërisë!

Kohët sfiduese si këto që po kalojmë kanë nevojë për udhëheqës të urtë dhe me peshë si Presidenti Steinmeier, të cilit i jemi mirënjohës për mbështetjen sinqertë dhe të drejtpërdrejtë për zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për kontributin thelbësor të dhënë ndër vite për të hapur sa më parë negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here