Kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, Bano: Fitorja e Bashkisë së Lushnjes, hapi i parë për marrjen e kthesës së duhur për ndryshimin

0
155

Kandidati i koalicionit Shtëpia e Lirisë, i dalë nga primaret e zhvilluara në PD, Elton Bano ka zhvilluar një takim ditën e sotme me rininë, nën prezencën e ish-kryeminsitrit Sali Berishës.

Bano theksoi se të rinjtë do jenë fokusi i tij si kryetar i bashkisë dhe pjesë e rëndësishme e stafit të tij.

Gjithashtu kandidati i koalicionit Shtëpia e Lirisë renditi dhe një sërë pikash ku do të fokusohet qeverisja e tij, që nga rikonstruksioni i ambienteve të shkollave, bibliotekës së qytetit dhe ambienteve sportive.

 

Bano: I nderuar Doktor Berisha, të ndruar miq, të rinj dhe të reja. Takimet me të rinjtë ka në vetvete kanë gjithnjë besimin, optimizmin dhe dëshirën për të ndryshuar këtë gjendje në përkeqësim të vazhdueshëm ku është zhytyr Lushnja dhe e gjithë Shqipëria. Ju jeni pjesa aktive e fushatës sonë zgjedhore, ajo pjesë që na shton besimin dhe forcën për fitoren e madhe. Unë dhe të gjithë ne e kemi vërejtur në çdo veprimtari rolin tuaj të veçantë. Që në fillim të jetës ju ndesheni me barriera nga më të ndryshmet, në shkollë, barriera në punësim, në karrierë, nga një sistem ku sundon diskriminimi në të gjitha format e tij, paaftësia dhe nepotizmi, mangësitë deri në mungesa tërësore. Të dashur miq ju shqetësoheni që në moshta më të hershme nga kushtet e këqija në shkollë dhe e di që ju e vuani humbjen e shpresës së familjeve tuaja.

 

Ju shqetësoheni për trishtimin e familjeve tuaja që me gjithë përpjekjet nuk arrijnë tua plotësojnë ato kushte. Fitorja e Bashkisë së Lushnjes do të jetë hapi i parë për marrjen e kthesës së duhur për hapjen e perspektivës dhe ndryshimi për gjithë shoqërinë. Unë ju garantoj se plotësimi i kërkesave tuaja dhe fokusi primar i fushatës sonë, ju si tani në fushatë do të jeni pjesë e stafit tim.

Disa nga pikat që do të realizojmë së bashku janë, rikonstruktimi i ambienteve të shkollave, rikonstruktim i bibliotekës së qytetit, i ambienteve sportive dhe jo vetëm.

Aktivitet sportive më shumë se një herë në vit. Sot data përkon edhe festë që më së shumti i përket rinisë, uroj tju udhëheqë mirësia dhe dashuria në çdo hap të jetës suaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here