‘Nesër vajzat do t’ju kërkojnë leje të flenë tek shoqet’/ Ironia e Noizyt për festën e Shën Valentinit

Shën Valentini është festa e dashurisë. Të shumtë janë çiftet që zgjedhin ta shijojnë këtë ditë në çift.

Dhurata, lule, darka romantike janë vetëm një anë e kësaj feste.

Por ana tjetër, është shpesh vështirësia e vajzave për të marrë leje për ta festuar me të dashurin e tyre ‘sekret’.

E duket se këtë ‘hall’ e ka qarë Noizy në rrjetet sociale.

Reperi ka publikuar një video mbrëmjn e djeshme në rrjetet sociale ku bën humor me këtë temë.

Këngëtari lajmëron të gjithë prindërit e vajzave, që nesër do t’i kërkojnë leje për të fjetur nga shoqja.

“Ja pra data sot është 13 shkurt. Nesër të dashur prindër bëhuni gati se gocat do t’ju kërkojnë leje që të flejnë tek shoqet”, thotë Noizy, teksa nuk harron të shkelë dhe syrin në fund të videos.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko