Prag lufte/ Rusia mund të përjetojë tmerrin, ja çfarë thotë neni i 5-të i NATO-s

0
512

Gjendja e tensionuar po vazhdon të jetë në Ukrainë, shtet ky që kërcënohet nga pushtimi rus, ku Uashingtoni ka paralajmëruar se lufta mund të shpërthejë në çdo moment.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka kërkuar nga NATO që të garantojë se nuk do të zgjerohet duke bërë edhe Ukrainën pjesë të saj, si dhe që aleanca të largojë trupat ushtarake nga vendet e Evropës Lindore. Por këto kërkesa i kanë hedhur poshtë këto SHBA dhe NATO.

E në prag të një lufte të re, Ambasadori – Përfaqësues i Republikës së Kosovës për Marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj, përmes një postimi në facebook ka shpjeguar Nenin 5-të të NATO-s, nen ky që tregon karakterin unik të aleancës.

“Parimi i mbrojtjes kolektive është në qendër të traktatit themelues të NATO-s. Ai mbetet një parim unik dhe i qëndrueshëm që i lidhë të gjithë anëtarët së bashku, duke i angazhuar ata të mbrojnë njëri-tjetrin dhe duke vendosur një frymë solidariteti brenda Aleancës”, shkruan Zemaj.

 

 

Postimi i plotë:

NË RAST SE SULMOHËT NDONJË NGA ANËTARËT E NATO-s, ÇKA THOTË NENI I 5-të?

“Një sulm ndaj njërit, është një sulm ndaj të gjithëve (Neni i 5-të i NATO-s)”

Parimi i mbrojtjes kolektive është në qendër të traktatit themelues të NATO-s. Ai mbetet një parim unik dhe i qëndrueshëm që i lidhë të gjithë anëtarët së bashku, duke i angazhuar ata të mbrojnë njëri-tjetrin dhe duke vendosur një frymë solidariteti brenda Aleancës.

– Mbrojtja kolektive do të thotë që një sulm kundër një aleati, konsiderohet si një sulm kundër të gjithë aleatëve.

– Parimi i mbrojtjes kolektive është i përfshirë në nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit.

NATO ka venë në veprim nenin 5-të për herë të parë në historinë e saj pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara.

– NATO ka marrë masa mbrojtëse kolektive në disa raste, për shembull në përgjigje të situatës në Siri dhe në vazhdën e krizës Rusi-Ukrainë.

– NATO ka forca të përhershme në detyrë aktive që kontribuojnë në përpjekjet e mbrojtjes kolektive të Aleancës në baza të përhershme.

Prandaj:

Neni 5 parashikon që, nëse një aleat i NATO-s është viktimë e një sulmi të armatosur, çdo anëtar tjetër i Aleancës do ta konsiderojë këtë akt dhune si një sulm të armatosur kundër të gjithë anëtarëve dhe do të ndërmarrë veprimet që i konsideron të nevojshme për të ndihmuar aleatin e sulmuar.

– Çka thot konkretisht Neni 5-të i NATO-s:

“Palët bien dakord që një sulm i armatosur kundër një ose më shumë prej tyre në Evropë ose Amerikën e Veriut do të konsiderohet një sulm kundër të gjithëve dhe për rrjedhojë ato bien dakord që, nëse ndodh një sulm i tillë i armatosur, secila prej tyre, në ushtrim të së drejtës së vetëmbrojtjes individuale ose kolektive e njohur nga neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara, do të ndihmojë Palën ose Palët e sulmuara në atë mënyrë, duke ndërmarrë menjëherë, individualisht dhe në bashkëpunim me Palët e tjera, veprime të tilla që janë të nevojshme, duke përfshirë përdorimin e forcave të armatosura, për të rivendosur dhe ruajtur sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut.

Çdo sulm i tillë i armatosur dhe të gjitha masat e marra si rezultat i tij do t’i raportohen menjëherë Këshillit të Sigurimit. Këto masa do të ndërpriten kur Këshilli i Sigurimit të ketë marrë masat e nevojshme për të rivendosur dhe ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.”( NATO)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here