Pretekst për luftë? TV shtetëror rus: Mijëra civilë po masakrohen nga Ukraina

0
206

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë po shtohen ndjeshëm teksa po e afron e mërkura, dita që është paralajmëruar nga amerikanët se do të shënojë nisjen e sulmit rus mbi Ukrainë.

Ndërkohë mundësia e një operacioni të flamurit fals po shtohet.

Sipas Daily Mail, televizioni shtetëror rus ka nisur transmetimin e lajmeve propagandistike, duke pretenduar se nacionalistët ukrainas po masakrojnë rusët në lindje të vendit.

Propagandisti më i afërt me qeverinë, Dmitry Kiselyov, i njohur si ‘zëdhënësi i Putinit’, tha në TV shtetëror se Ukraina ka torturuar dhe ka vrarë barbarisht mijëra civilë në rajonin e Donbasit.

Në emisionin e tij ai transmetoi edhe një intervistë me një luftëtar separatist në rajon, që thotë se nacionalistët ukrainas i kanë kërcënuar se do i vrasin dhe do ua varin gratë dhe fëmijët.

Ndërkohë lëvizjet diplomatike në funksion të uljes së tensioneve janë shtuar ndjeshëm.

SHBA deklaron se Rusia është në prag të pushtimit të Ukrainës, kurse Moska thotë se kjo nuk është e vërtetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here