Një ndër surprizat më të bukura që është bërë në “Big Brother VIP Albania” është ajo e Arjola Demirit.
Para pak ditësh, produksioni i “Big Brother VIP” vendosi t’i bëjë dhuratë aktores një apartament që ndodhet tek rezidenca, Kodra e Diellit.
Kur e prezantoi dhuratën, Arbana përmendi që ishte një apartament gjigant, pasi Arjola ka edhe tre fëmijët e saj.
Emisioni “n’Zoom” ka zbuluar ekskluzivisht nga burime konfidenciale se shtëpia e Arjolës ka kushtuar plot 200 mijë euro.
Pra, dyfishi i çmimit të madh të “Big Brother VIP”.
Rikujtojmë se natën që fitoi apartamentin, Arjolës i qëlloi edhe bileta e rikthimit për në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Gjatë një bisede me Ilir Shaqirin dhe Donald Veshajn në oborr, aktorja është shprehur se ‘është kthyer vetëm se kishte fat jo për të luftuar për finalen’.
Ajo ka treguar se dëshira e saj ishte të fitonte çmimin e madh por mbas surprizës së madhe që i bëri “Vëllai i madh”, Arjola është shprehur se e ka fituar “Big Brother”-in e saj.
“Jam kthyer vetëm sepse kisha fat, jo për të luftuar për finalen. Sepse unë kur jam nisur dëshira ime ishte që të fitoj “Big Brother VIP” për të blerë një shtëpi”,– tha ajo.