Aleksandër Përdoda, autori i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Lezhë, të Preng Simonit dhe rapsodit Kol Murrani, do të njihet sot me masën e sigurisë.
Për Përdodën sot do të zhvillohen dy seanca, njëra është për konfirmimin e masës së sigurisë që i është dhënë në mungesë dhe e dyta sepse i janë gjetur armë.
Kujtojmë se Kol Murrani dhe Preng Simoni janë vrarë me armë zjarri në datën 27 prill 2020, në fshatin Lalm i Ri. Autorë të ngjarjes u identifikuan vëllezërit Aleksandër Perdoda dhe Edmond Perdoda.
Ditën e vrasjes Kol Murrani dhe Preng Simoni shkuan për të vizituar banesat e tyre të vjetra në fshatin Lalm Lukaj, por u përballën me dy vëllezërit e armatosur, të cilët dyshohet se kishin mbjellë kanabis në tokat e dy viktimave.
Rapsodi i njohur Kol Murrani dhe miku i tij u ekzekutuan me breshëri arme kallashnikovi.