Lideri historik i PD, Sali Berisha, ka shkuar sot në Shkodër për të mbështetur kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahia, në takimin me fermerët e njësisë administrative Ana e Malit. Në këtë takim ishte e pranishme edhe kryetarja aktuale e bashkisë, Voltana Ademi.
Në fjalën e tij, Berisha tha ndër të tjera: “Kam shumë kënaqësi të bisedoj me ju, të shpreh nderimin më të madh. Njerëzit e tokës janë njerëzit më punëtorë dhe ju jeni njerëzit që punoni tokën.
Siç e dini, ne jemi në një fushatë elektorale, faktisht më shumë kombëtare se sa lokale për nga rëndësia e saj, sepse siç e dini, kemi nisur një përpjekje që ka pasur dy qëllime kryesore: Një, që të jemi opozitë e vërtetë. Sepse njeriu fals, opozita falso, jo vetëm që nuk vlen, por dëmton dhe në botën e qytetëruar qëkur ka lindur demokracia, është përcaktuar se shoqëria ka qever, ka edhe opozitë që e kundërshton dhe bën transparencën, ndërsa ne na qëlloi fati që të kemi qeveri arrogante, të lidhur me krimin, me drogën, që nuk ka interesa tuaja si më kryesoret të vendit, por ka interesa të pasurimit të ministrave, zyrtarëve….