Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një super skandal në lidhje me aferën e inceneratorëve.
‘Urdhërohet heqja e kronikës së gazetarit të News 24 për vjedhjen e Ramës me inceneratorët!’, shkruan Berisha në Facebook.
Gjithashtu Berisha thekson se ‘dihet që Media Balla e Irfanit ka marrë vetë nga paratë e takspaguesve për inceneratorët qindra milionë lek’.
Postimi i plotë i Sali Berishës:
Super skandal!
Urdherohet heqja e kronikes se gazetarit te News 24 per vjedhjen e Rames me inseneratoret!
Kronika qe keni ne video pasi u transmetua u hoq menjehere.
Dihet se Media Balla e Irfanit ka marre vet nga parate e takspaguesve per inseneratoret qindra milione lek! sb