“Rritja e çmimit të energjisë dhe karburanteve, kritike”/ Meta takon administratorin e Përgjithshëm të “Konfindustria”: Përkrah kërkesën për ngritjen komisionit hetimor!

0
81

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar me administratorin e Përgjithshëm të “Konfindustria”, Gjergj Buxhuku.

Meta shprehet se në këtë takim u diskutuara lidhur me rritjen e çmimit të karburanteve dhe energjisë elektrike, duke theksuar se kjo rritje është me pasoja shkatërruese për vendin.

Postimi i plotë:

Një takim i frytshëm me Administratorin e Përgjithshëm të “Konfindustria”, z.Gjergj Buxhuku për të diskutuar për situatën tepër kritike të rritjes së çmimit të karburanteve dhe të energjisë elektrike në vend, me pasoja shkatërruese afatshkurtra dhe afatgjata për qytetarët shqiptarë dhe ekonominë kombëtare.

I shpreha mbështetjen e plotë për kërkesën e “Konfindustria” drejtuar Autoritetit të Konkurrencës për të hetuar sa më shpejt dhe me përgjegjësi mënyrën se si funksionon tregu strategjik i karburanteve, praninë e përqëndrimeve, karteleve dhe oligopoleve, si dhe marrjen e masave ligjore përkatëse në mbrojtje të interesit publik.

Nisur nga rëndësia e veçantë për ekonominë kombëtare dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, e përkrah fuqimisht kërkesën e “Konfindustria” drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për tregun strategjik të karburanteve, si dhe punën e agjensive rregullatore, efektiviteti i të cilave ka qenë tepër i ulët në mbrojtje të interesit qytetar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here