Ish-kryeministri Sali Berisha dekaroi mbrëmjen e sotme se zgjedhjet lokale do t’i japin mundësinë opozitës që të shpëtojë vendin nga narkoshteti.
I pyetur nëse do të bashkojë PD në këto zgjedhje, ai u shpreh me bindje se demokratët e pozicionuar rreth kreut të PD Lulzim Basha, shumë shpejt do të kuptojnë se Basha mbahet peng nga afera të mëdha korruptive prej kryeministrit Edi Rama. Sipas tij në pushtet vjen vetëm një opozitë e vërtetë dhe jo ajo fasadë.
Berisha: Fushata e zgjedhjeve po ecën normalisht. Kjo është me rëndësi të madhe kombëtare, pasi shënon një etapë të revolucionit paqësor, ku synohet që opozita të shpëtojë vendin nga narkoshteti dhe të përgatisë kushtet për zgjedhje të lirta e të ndershme. Unë besoj fort te zgjedhësit që në masën 79% janë për ndryshimin sepse janë të pakënaqur me Ramën.
Pyetje: Do ta bashkoni PD në zgjedhjet lokale?
Berisha: Nuk është PD si e tillë, por është një fraksion i saj i marrë peng nga Rama dhe kjo është e faktuar. Unë jam i bindur se edhe ata demokratë që nuk janë të bindur, do të binden se me Bashën përveçse u kalua nga humbja në humbje, dramtike është fakti se ky mbahet peng nga afera të mëdha korruptive nga Rama. Në pushtet vjen vetëm opozita e vërtetë dhe jo fasadë.