Ditën e sotme në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ ishte i ftuar deputeti Kujtim Gjuzi, kryetar i Partisë Demokratike.
Ai u pyet nga moderatori Flavio Qarri në lidhje me përjetimin e tij me dy momente politike, i pari kur nga Basha u deklarua pezullimi i liderit historik Sali Berisha.
Dhe për momentin kur Berisha publikoi tezën se në lëvizjen e tij politike vendin kryesor do e kishte rikthimi i PD-së.
“Unë si kreu i Partisë Konservatore, në 2013 i kam thënë Doktorit mos u nxito. Kisha informacione nga ku ishte shkolluar se ishte i padiplomuar. Megjithatë ne si konservatorë kemi një parim, nësë un kam thën ‘institucioni i Bacës’ kjo nuk është thenë për Berishën, sepse shumë njerëz e kanë keqkuptuar por që të paktën kur është dikush më i vjetër në moshë duhet treguar respekt.
Në zgjedhjet e prillit u tjetërsua një masë mjaft e madhe vote, le të heqim 50 përqind se gabim njerëzor, po 50 përqindëshi tjetër? Janë vjedhur 6 deri në 7 mandate , dhe këto mandate nuk e lënë Ramën në mazhorancë, prandaj ai thotë ku do gjej unë marrëveshje, që të justifikoj këtë që bëra dhe e kërkon tek Basha.
Pse? Sepse në 2015 Rama dhe Basha janë takuar ne Vienë, unë jam anëtar i konferencës së Vienës që me dashje a padashje më vjen një njoftim, dhe e kam thënën në një televizion tjetër këtë.
Basha në horoskop është Binjakët pra është me dy mendje dhe doktorit ‘si falet’ qe t’i shpëtonte kjo” , u shpreh Gjuzi.