Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit:
“Ajo që po ndodh në këtë parlament është unike dhe tragjike. Këtu përdoret në mënyrë më të papranueshme korrupsioni si mburrojë, këtu ky parlament degradon cdo ditë dhe më shumë, këtui krijohen komisione në vend që të përdoren për treansparencë por përdoren për luftë të brendshme brenda mazhorancës. Një ditë këta nxjerrin nga komisioni një javë para se tyë dalë nga Edvini. Pas 3 doitësh palët në përleshje të brendshme nxjerrin lal plehun. Duhet të bëhet transparencë për qytetarët por këta kanë problem për të bërë luftyë të brendshme për të përdorrur korrupsionin për të godit tjetrin. Afera e inceratorëve është afera më klasike e një vjedhje e cila ka një zinxhir hajnash por ka për krye hajn një njeri, Edvin Kristaq Ramën. Unë e konsideroj atë njeriun më të rrezikshëm të vendit. Ai dhe don agacio janë dy arkitektët e kësaj afere, ndër më të turpshmet dhe më kriminalet në historinë e këtij vendi. Ministria e Mjedisit nisi një procedurë dhe është fajtore pa pas asnjë qindarkë në buxhet të parashikuar por natyrisht kishte garancitë që fondet mund t’i jepeshin nga një person dhe ky ishte kryeministri natyrisht me pëlqimin e Arben Ahmetaj, ministri i Financave. Shkëlqim Cana nuk pranoi ta bënte. U fituan aty të paktën 13 milionë euro, kurse këtu përmendin emrin e Zotos, ata janë ushtarë more në këtë aferë të tmerrshme e cila për kreun e meduzës nuk ekziston. Pasi u krijua mekanizmi, qeveritarët përvetësuan 13 milionë me djegësin e Elbasanit pastaj nisën me Fierin sepse korrupsioni nisi të fu8nksionojë. Qytetarët e udhëhequr nga Luan Baci qëndroi në mbrojtje të interesit por këtë nuk e bëri ish kreu i opozitës në Tiranë me gjth përpjekjet për denoncimin e kësaj afere. Ai që ka vjedh miliardin e parë do edhe të dytin, oreksi vjen duke ngrënë. Lal Plehu sulet kurse Ahmetaj u tërhoq dhe vjedhja mori përmasa më të mëdha. Me djegësit e Tiranës qytetarët ndanë 65 milionë euro. Janë dy hetime, një hetim parlamentar dh enjë hetim i skapit. Të përgatitemi për protesta më masive për të shpartalluar këtë aferë korruptive. Kjo është afera më e madhe e zbuluar deri tani. Kjo është jo më shumë se 1/10 për portin e durrësit. Edi rama kësaj here në bashkëpunim me lulzim bravën kanë stisur grabitjen e 810 mijë metrave katrorë. Po lënë shqipërinë pa porte. Vlorën Durësin po e kthejnë në varrim, kurse shëngjini është shndërruar në portin Luca”, tha Berisha.