FOTOLAJM/ ‘Shoku im Zaho, thuaji babit të mos na i prishë shtëpitë’

0
130

Banorët e “5 Majit”, Paskuqanit dhe Laprakës janë rikthyer sërish sot përpara Kuvendit për të protestuar për të kërkuar dëmshpërblim për banesat që do t’iu shemben nga bashkia e Tiranës.

Një fëmijë e ka marrë mikrofonin dhe i ka drejtuar, nga oborri i Kuvendit, një mesazh bashkëmoshatarit të tij, djalit të kryeministrit Edi Rama:

“Shoku im Zaho, thuaji babit tënd që të mos na i prishë shtëpitë. Nuk kemi ardhur kot këtu. Ne nuk kemi shtëpi tjetër. Vetëm këtë.Po e prishe, nuk kemi më! Dhe ne të gjithë banorët këtu, kemi të njëjtin problem” tha djaloshi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here