Ilir Meta nuk u shkarkua, Berisha: Shkeljen flagrante të Kushtetutës e ka bërë Parlamenti dhe Edi Rama

0
118

Ish-kryeministri Sali Berisha komenton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Ilir Metën si President i Republikës.

“Duhet të dënonte parlamentin për vendimin e tij, me të cilin synonte rikthimin e censurës në Shqipëri, duke filluar kështu nga Kryetari i Shtetit.

Gjykata Kushtetuese në vlerësimin tim në vendimin kryesor duhet të kishte vetëm një pikë, dënoj Parlamentin për vendimin e tij antidemokratik, antikushtetues, antiligjor.

Sikundër Gjykata Kushtetuese duke treguar varësinë e tmerrshme nga politika nuk dënoi falsifikimin, që Parlamenti iu bëri vendimeve të tij, vetëm e vetëm për t’i vendosur me falsifikim në procedurë e kohë.

Pra, ky është komenti, nuk kam pasur kurrë asnjë dyshim më të vogël se aty ka pasur krim kushtetues në qëndrimet e presidentit apo ka pasur shkelje serioze të Kushtetutës.

Përkundrazi shkelje flagrante të Kushtetutës ka bërë Parlamenti, ka bërë dhe bën Edi Rama, që kërkon të marrë të gjitha pushtetet në këtë vend, përfshirë dhe atë të Presidentit”, tha Berisha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here