Shifrat/ 440 krime përmes internetit vitin e kaluar, 47 të arrestuar. Specialistja: Prindërit të përdorin linja të sigurta për fëmijët

0
76

Përdorimi masiv i internetit nga fëmijët deri në te moshat e treta si dhe aksesi në rrjete të shumta sociale ku ekspozojmë të dhëna personale na bën të riskuar ndaj krimeve kompjuterike.

News24 mëson se gjatë vitit të kaluar në vend janë shënuar 440 vepra penale të kësaj natyre dhe në pranga kanë rënë 47 autorë të dyshuar; shifër kjo mjaft e lartë krahasuar me një vit më parë ku u shënuan vetëm 183 vepra penale. Rastet më të sheshta lidhen me ndërhyrje në të dhënat kompjuterike, falsifikimi dhe pornografia. Por nuk mungojnë rastet e mashtrimeve, fyerjeve dhe kanosjeve.

Suela Bonjaku, specialiste pranë hetimeve të krimeve kompjuterike në Policinë e Shtetit thotë se shumicën e rasteve të bullizimeve e fyerjeve në internet qytetarët nuk denoncojnë. Ajo u bën apel prindërve që të aksesojnë linja të sigurta interneti për fëmijët e tyre.

Policia e Shtetit ka hartuar një strategji për harkun kohor 2020-2025 për të zgjeruar sektorin e krimeve kompjuterike ku është parë e arsyeshme edhe propozimi për rishikim të kodit penal ku të shtohen nene për bullizmin dhe përdorimin e të dhënave personale.

Një tjetër risk për të rënë pre e mashtrimit janë dhe blerjet online. Specialistja këshillon që qytetarët të jenë të kujdesshëm në adresat ku klikojnë.
“Për të qenë sa më të sigurt gjatë blerjeve online duhet të japim sa më pak të dhëna personale dhe të plotësojmë vetëm fushat e detyrueshme të formularit”, këshillon specialistja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here