“Sulm me armë kimike”, Blinken: Rusia po fabrikon një pretekst, pastaj do sulmojë Ukrainën

0
150

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë t’i qëndrojnë idesë se Rusia është duke fabrikuar një pretekst për të sulmuar Ukrainën, mbase dhe ditët e ardhshme.

Deklarata më e fundit për këtë qëndrim vjen nga sekretari i Shtetit, Blinken, i cili “paralajmëroi” se Rusia mund të shkaktojë dhe një sulm brenda territorit të saj me shumë viktima për t’i hedhur fajin më pas për këtë gjë Ukrainës.

“Mund të jetë fabrikimi i një sulmi terrorist brenda Rusisë. Zbulimi i një varri masiv të sajuar. Një sulm ajror fals ndaj civilëve, apo një sulm fals ose real me armë kimike”, u shpreh Blinken.

Në të njëjtën linjë është edhe NATO që gjithashtu nuk i beson tërheqjes së Rusisë.

“Ne i kemi parë përpjekjet për të sajuar një pretekst, me operacione false për nxjerrë një justifikim për pushtimin e Ukrainës. Ata kanë trupa mjaftueshëm dhe aftësi për të nisur një pushtim të plotë të Ukrainës në shumë pak kohë dhe pa paralajmërim”, tha sekretari Stoltenberg.

Si për të konfirmuar paralajmërimet e tyre, në lindje të Ukrainës u raportuan raste të shkeljes së armëpushimit. Kievi akuzoi separatistët pro rusë për bombardimin e një çerdheje dhe për përdorimin e tankeve, ndërsa rebelët thanë se janë qëlluar disa herë nga ushtria ukrainase.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here