Incineratorët, eksperti Preçi: Elementë të krimit të organizuar po kërcënojnë sistemin, të ndëshkohen

0
123

Kryetari i bashkisë së fierit është marrë në pyetje për rreth tre orë në strukturën e posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për nënshkrimin e kontratës së incineratorit me vlerë 28 milionë euro.

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi teksa ka folur për aferat e incineratorëve, thotë se shpreh keqardhjen për personat që janë në krah të personave që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai thotë se shqetësues është fakti se fonde e buxhetit shtetëror janë devijuar nga xhepat e qytetarëve për shkak të interesave të personave që kanë pushtet.

Zef Preçi: Ajo çfarë po ndodh në Komisioni Hetimor duhet parë si një ushtrim qytetarie dhe papërgjegjshmërie dhe shpreh keqardhjen që me ose pa hir rreshton në krah të personave në kërkim ndërkombëtar. Është e rëndësishme për t’u distancuar nga kultura e pandëshkueshmërisë, pra nga mos-ndëshkimi i atyre që e përdorin pushtetin për t’u pasuruar. Ajo që është shqetësuese është se vendimmarrjet e qeverisë, vendimmarrjet e eksponentëve kryesorë të saj, me ose pa dokumente kanë krijuar një situatë ku fonde të rëndësishme shtetërore  janë devijuar nga buxheti i shtetit për xhepat dhe interesat e tyre për shkak të fuqisë së tyre në pushtet.

Ndër të tjera shtoi se elementë të krimit të organizuar po kërcënojnë sistemin.

Zef Preçi: Kemi të bëjmë me element të rrezikshëm që e kërcënojnë sistemin dhe mund të konsiderohen si elementë të krimit të organizuar.

Tashmë djajtë jo vetëm kanë dalë nga shishja, por djajve ju ka dalë frika dhe ndëshkimi është mënyra e vetme që  stabilizon administratën që e bind elitën politike për barazinë para ligjit dhe njëkohësisht e bën vendin më të jetueshëm.

Largimi i rinisë gjatë viteve të fundit janë dëshmi e revoltës. Në këtë kuptim Shqipëria nuk bëhet e jetueshme me drejtues që abuzojnë me fondet buxhetore që e përdorin pushtetin për të pasuruar veten e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here