Taksistët e Elbasanit në protestë: Çmimi i karburantit është i papërballueshëm, po falimentojmë

0
108

Problemet e hasura gjatë muajve të fundit nxorën sot në protestë taksistët e Elbasanit.

Drejtuesit e furgonëve dhe taksive thonë se çmimi i lartë i karburantit është i papërballueshëm dhe se nëse gjendja vijon e tillë, ata do të falimentojnë.

Ata  thonë se ende nuk e kanë rritur çmimin e udhëtimit, pasi kjo do të ndikonte në braktisjen e këtij shërbimi nga qytetarët, ndaj kërkojnë ndërhyrjen e shtetit.

“Nga autoritetet nuk kemi ndonjë përgjigje që mund të na japë zgjidhje. Karburantet tani kanë shkuar në maksimum, por ne i kemi mbajtur çmimet njëlloj”, shprehet një taksist.

Problematika tjetër lidhet me faktin se ata janë të detyruar që kur transportojnë pasagjerë në Tiranë të kthehen bosh. Sipas tyre ky urdhër i bashkisë vlen vetëm për Tiranën dhe kjo i penalizon ata.

“Kthimi pa pasagjerë nga Tirana na penalizon. Një invalid për të shkuar në Tiranë duhet të marrë dy taksi. Kam marrë dy herë gjoba nga bashkia e Tiranës. Polici i bashkisë më ka kërkuar te TEG-u të zbres nga makina një invalid.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here