Përveç finalistëve, në finalen e madhe të Big Brother VIP ishin edhe të gjithë ish-banorët e shtëpisë së famshme të cilët para fillimit të spektaklit parakaluan në tapetin e kuq.
Pa vëmendje nuk ka kaluar dhe këngëtarja, Beatrix Ramosaj e cila për finale kishte përzgjedhur një veshje unike trupore ngjyrë metalike nga “Rick Oënes”.
Kostumi i Beatrix kap vlerën e 2 mijë 480 eurove sipas faqes në Instagram “Mes për Mes”, ndërsa e kompletoi atë me këpucë me taka të larta dhe vathë me të njëjtën ngjyrë.
Kujtojmë që Beatrix hyri mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP duke surprizuar të dashurin e saj, Donald Veshaj për të cilin performoi një këngë dhe pati edhe një takim romantik.