“Popull jemi ne, bukë e djathë me domate”, ja me kë feston Iliri deri në orët e para të mëngjesit

0
193

Përveçse arriti që të fitonte çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, siç duket Ilir Shaqiri ka gjetur edhe miqësinë e vërtetë brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

 

Pasi shumë orësh spektakël, dhe pasi rrëmbeu fitoren që ia dhanë shqiptarët, Iliri është shfaqur në rrjetet sociale në shoqërinë e mikut të tij, Sabianit.

 

Biseda mes tyre

 

Sabiani: 100 mijë euroshi im.

 

Iliri: Gjithmonë vëllai gjithmonë!

 

Sabiani: Është vëllai i të gjithë shqiptarëve. Unë e zgjodha për 70 ditë, ju për 130 ditë

 

Iliri: Ju duam shumë

 

Sabiani: Ju duam, ju duam, faleminderit për mbështetjen. Ia kemi dalë të vetëm fare. Vetëm me Zotin. Nesër do ju bëjmë një video tjetër.

 

Në një tjetër video, Iliri shfaqet duke ngrenë bukë në orët e para të mëngjesit. Bukë, djathë, domate dhe proshutë.

 

Ndërkohë që nuk mungon batuta e Sabianit teksa thotë se; ‘ja çfarë hanë fitimtarët’. Ndërsa Iliri ia kthen: “Këta jemi ne popull. Është ora 6 e mëngjesit…Domate, djathë”.

 

Bashkë me Ilirin është edhe bashkëshortja e tij Emanuela, e cila deklaroi dje se ishte duke menduar për një shtëpi në Tiranë, për të ‘pleqëruar’ së bashku me balerinin.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here