I pyetur nëse do të jepte dorëheqjen në rast se do të humbiste zgjedhje e pesshme lokale të 6 marsit, Lulzim Basha u përgjigj se ai u kishte qëndruar gjithmonë përgjegjësive të tij.
Ndërsa tha se kjo pyetje duhet të drejtohej ndaj atyre personave të cilët sulmonin partinë Demokratike.
Pyetje: Do jepni dorëheqjen nëse i humbni zgjedhjet e 6 marsit?
Basha: Fjalimet e atyre që janë justifikuar i keni shumë qejf ju. Mos të kesh asnjë merak ti se përgjegjësive të mia u kam qëndruar unë dhe u qëndroj. Këtë pyetje bëjani atyre që sulmojnë PD-në duke u përpjekur të largojnë vëmendjen nga këto denoncime që po bëjmë.
Do bëjmë gjithçka që është e nevojshme që regjimi të shkojë para përgjegjësisë për aferën e Inceneratorëve.