Protesta e fermerëve, Resuli: Fermerët dy rrugë kanë, protestat ose të largohen nga vendi

0
126

Eksperti i bujqësisë Ervin Resuli ka deklaruar se e vetmja gjë që u ka mbetur fermerëve është që të largohen nga Shqipëria, duke parë rritjet e çmimeve.

Gjatë protestës së sotme, në Urën e Kuçit, Resuli u shpreh se fermerët janë në kushetet e një krize momentalisht.

Ai tha kërkojnë që të shihet buxheti për bujqësinë, pasi marrëveshja që kishin me Ministrinë e Bujqësisë, nuk është respektuar.

“Ne kërkojmë të gjitha të drejtat tona. Këtë vit, nafta dy mijë lekë. Plehrat kanë vajtur 110 mijë lekë.

Për ne ka mbetur vetëm të ikim fare që prej këtu. Jemi të mbaruar fare. Ky vit është viti që i jep fund bujqësisë.

Llogarite, ka vajtur gjys për gjys, tashmë vetëm në fund do shkojë, do të mbarojë. Ju e keni vënë re në media se fermerët herë pas here kanë ngritur problemet e tyre.

Sot jemi në kushtet e një krize që kush ka një serë një traktor e ka të pamundur të shtojnë prodhimet e tyre.

Duke marrë në kosideratë çmimet e larta është e pamundur të ushtrohet veprimtaria e fermerëve.

Ne prisnim një buxhet me lehtësime për fermerët. Ne kishim një marrëveshje me ministrinë e Financave dhe të Bujqësisë por kjo nuk është respektuar. Ne kërkojmë rishikim të buxhetit të bujqësisë dhe rishikim i skenës së rimbursimit. 

Më shumë ka qenë një e papritur sa i përket blegtorisë, sepse ishte premtuar se do të mbështeteshin me lekë për litër fermerët që kishin pesë krerë e sipër.

Por mesa duket ky ka qenë vetëm një premtim i momentit për të zbutur situatën dhe më pas është bërë një “prerje në besë”.

Protestat do të vazhdojnë, fermerët nuk do të ndalet me protestat.

Dy rrugë ka ose protestat ose do të largohen nga Shqipëria,” tha Resuli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here