Sekretarja e Jashtme britanike: Po nuk e ndalëm, sot është Ukraina, nesër është Ballkani

0
169

Situata në Ukrainën lindore paraqitet e rënduar teksa dëgjohen të shtëna dhe shpërthime të njëpasnjëshme.

Sipas Deutche Welles, separatistët që mbështeten nga Rusia kanë shtuar sulmet e tyre forcave ukrainase, por Kievi u ka dhënë urdhër trupave të veta që të mos kthejnë zjarrin për të mos i dhënë presidentit rus Vladimir Putin një justifikim për të nisur një pushtim.

Ndërsa paraqitet një situatë e rënduar në Lindje, presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron kanë rënë dakord të marrin masa urgjente për të ndalur përshkallëzimin e konfliktit.

Elizeja ka njoftuar për “një takim në nivelin më të lartë për të përcaktuar një rend të ri të paqen dhe sigurinë në Evropë”.

Ndërkohë, kryeministri britanik Boris Xhonson ka paralajmëruar se Moska po planifikon “luftën më të madhe në Evropë që prej vitit 1945”.

“Të gjitha shenjat janë se plani, në disa kuptime, tashmë ka filluar”, tha ai për BBC-në.

Sekretarja e jashtme britanike Liz Truz kishte edhe një paralajmërim për Ballkanin.

“Duhet ta ndalojmë Putinin, sepse ai nuk do të ndalet në Ukrainë. Ai ka qenë shumë i qartë – ambicia e tij nuk e çon vetëm në marrjen e kontrollit të Ukrainës, ai dëshiron ta kthejë kohën pas, në mesin e viteve 1990 apo edhe para kësaj”, tha ajo.

“Shtetet baltike janë në rrezik… edhe Ballkani Perëndimor. Putini i ka thënë të gjitha këto publikisht, se ai dëshiron të krijojë Rusinë e Madhe, se ai dëshiron të kthehet në situatën siç ishte më parë, ku Rusia kishte kontroll mbi zona të mëdha të Evropës Lindore. Mund të jetë Ukraina javën e ardhshme, por cili vend do të jetë më pas?” – ishte konstatimi i sekretares britanike.

Presidenti amerikan Joe Biden ndërkaq ka mbledhur këshilltarët e tij të lartë të sigurisë. Bazuar në inteligjencën amerikane, presidenti rus Vladimir Putin kishte vendosur të sulmonte Ukrainën dhe se një pushtim, duke përfshirë një goditje në Kiev, mund të vijë brenda disa ditësh.

Rusët ndërkaq thonë se janë duke zhvilluar stërvitje. Ata kanë nxjerrë në terren edhe armët e tyre atomike, teksa në kufi me Ukrainën, në tre pozicione të ndryshme, kanë vendosur mbi 150 mijë trupa të armatosur rëndë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here