Ardian Muka kërkon votën dhe besimin e të rinjve durrsakë: Pas 6 marsit ti ndyshojmë faqen qytetit

0
108

Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ për Bashkinë e Durrësit, z. Ardian Muka dhe lideri historik i PD, Sali Berisha, po zhvillojnë një takim me banorët në Shkozet.

Kandidati Muka ka kërkuar votën dhe besimin e të rinjve durrsakëve për të krijuar një kontratë për ndryshimin që nesër pas 6 marsit ti ndyshojmë faqen qytetit të Durrësit.

Muka: Mirëmbrëma të gjithëve. Ndihem shumë i lumtur që ndodhem sot mes jush. Doja tju falënderoja për votën tuaj në primaret e zhvilluara për tju përfaqësuar ju në zgjedhjet e 6 marsit.

Nesër me ardhjen kryetar i bashkisë, ju do më ndihmoni që të rinjtë të mos largohen më jashtë vendit, që të rinjtë ta shohin Durrësin si një vend për tu zhvilluar me prosperitet.

Të rinjtë do jenë pjesë e programit tonë, e programit që do zhvillojmë sëbashku me ju.

Univesiteti Aleksandër Moisiu do të jetë nesër aleati i Bashkisë Durrës nga ku ne të gjithë bashkë me të rinjtë do të krijojmë laboratoret e ardhshme të punësimit, ku rinina do të gjejë te bizneset e qytetit ato stazhet e punës që do të kryejnë, një burim i vogël financimi në fillim, por do të jetë tulla e parë drejt hapave dhe rrugës që do të ndjekin.

Ne duhet ti krijojmë kushtet rinisë tonë të qëndrojë në Durrësin tonë, në Shqipëri që ata të krijojnë dhe ndërtojnë jetën e tyre, që ata të prosperojnë në vendin e tyre.

Vij sot para jush për të kërkuar besimin tuaj, që bashkë të krijojmë një kontratë për ndryshimin që nesër pas 6 marsit ti ndyshojmë faqen qytetit të Durrësit.

Që qytetarët mos të gjejë një derë të mbyllur por një bashkëpunëtor dhe një shërbëtor të tyrin.

Dhe këtë ua kërkoi shumë përulësisht që ta bëjmë të gjithë bashkë, hapi i parë fillon në 6 mars duke votuar Shtëpiunë e Lirisë, duke votuar Ardin Mukën, numrin 1. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here