Cili do jetë pickimi i rradhës i Vejushës së Zezë?

Nga Adriana Kalaja

Kur përmëndim emrin Griselda, mëndja direkt na shkon të Erion Veliaj dhe e-mailet e nisura nga ky i fndit institucioneve mdërkombëtare.
Kur përmendim emrin Griselda Blanco ose siç e njohim Vejusha e Zezë, mëndja direkt na shkon te dy gra.
Njëra është Nexhmije Hoxha dhe tjetra është Yuri Kim.
E para, i shkaktoi vendit aq shumë dëme sa edhe sot e kësaj dite po i vuajmë.
E dyta, për 2 vjet i ka shkaktuar shqiptarëve demin e 31 viteve të mara së bashku, si në aspekt të sovranitetit ashtu dhe në atë të demokracisë.
Personalisht unë jam pozicinuar herët kundër znj. Kim (mbase është dhe zonjushë), duke e akuzuar jo vetëm të pozicionuar dukshëm në krah të regjimit të Ramës, por në shumë raste dhe si seksere e drejtpërdrejtë e tij.
Më ngacmoi statusi i zonjës që bën detyrën e ambasadores më datë 8 janar 2022.
Qëllimisht dhe turpêsisht, ajo jo vetëm mban krah pir nxiton të përcaktojë se kush po e bën dhunën.
Në një status pas një periudhe shumë të gjatë heshtje, në orën 11.46, pra para se në Seli të shfaqeshin shenja të dhunës, aq më pak mga brenda selisë, zonja pozicionohet qartësisht te njerëzit brënda Selisë.
Sipas këtij ststusi: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thellësisht të shqetësuar për rritjen e tensioneve në Ndërtesën e Selisë së Partisë Demikratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës, që të refuzojmë forcën dhe të ushtrojnë qetësi………”.
Siç qartazi shikohet, znj. Kim dhunēn e shikon te protestuesit dhe, jo te ata të cilët kishin provokuar edhe atë të pakët reagim, duke i mbyllur dhe blinduar dyert anëtarëve të PD-së.
Se kēta ishin ata që Vejusha e Zezë para disa muajve i tha se do hanin bar, ndërsa nuk i bënte përshtypje se ata që ajo mbështeste dhe mbështet, e mbjellin, bëjnë tregti dhe e pinë barin.
Tek lexoja këtë deklaratë si dhe ate të sotmen të Escobar (me lidhje të forta ky emër edhe nga historia me Vejushën e Zezë), deklaratë e cila nuk ishte më shumë se qoka e rradhës ndaj regjimit tashmë me dy koka, Rama-Basha, natyrshēm më lind pyetja:
Po dhuna e Policisë Kriminale të Shtetit ndaj atyre që qëndronin paqësisht në Godinën e Teatrit Kombētar, në orën 04.25 të mëngjesit, pa dyer te mbyllura dhe te blinduara nuk i bëri përshtypje Vejushēs së Zezë?
As kur artistë dhe qytetarë i nxorën me pranga në duar, ndërkohë që prishja e Teatrit filloi kur protestuedit paqësor ishin akoma brenda?
Fotos së aktorit Neritan Liçaj me pranga në duar të bërë publike nga mediat vendase dhe të huaj, i bën sfidë Vejusha e Zezë me një foto në faqen e ambadadës së SHBA-së të një luleje pikërisht me ngjyrë mavi.
Se e kam thënë që më 17 maj.
E them dhe sot.
Se pjesë e afetës së Teatrit të Ri, është dhe Vejusha e Zezë.
Madje më 17 maj kam bërë thirrje për të rrethuar ambasadën amerikane, e cila drejtohej nga Vejusha e Zezë dhe qē qartazi kishte rënë dakort për shembjen e Teatrit, fakt për të cilin u kallëzova penalisht dhe u kërkua me forcë nga Sandër Lleshaj që të arrestohem.
Por kjo nuk më ndali ditë pas dite të akuzoj këtē imdivid që jo vetëm nuk përfaqēson interesat e SHBA-ve, por me veprime aktive është një individ me tipare thellësisht antishqiptare.
Ashtu si sot është kaq fort jo në krah të Lulzimit por të aferave që lidhen me truallin e Selisë së PD-së.
Vejusha e Zezë nuk ka interes as demokracinë dhe as pavarësinë e një force politike.
Intetesat e saj janë të qarta dhe që lidhen me të dy trojet e lakmueshme për ndërtim Kullash.
Si te Sheshi i Teatrit.
Ashtu dhe te Selia e PD-së.
Dukshëm interesi nga Sheshi i Teatrit nuk i është zbehur, por është protesta e Qëndrestarëve që vazhdon dhe Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që po e mbajnë larg, megjithë ndërhyrjet e të ngjashmit të saj, Luigi Soreca.
Të njëjtën gjë duhet të bëjnë Qëndrestarët demokratë.
E mbani mënd si vazhdoi presioni i pas ngrënies së barit?
Me refuzim vizash.
Ndërkohë që Non Grata e Berishës pati efektin e plumbit rikoshet, Foltorja ishte katalizatori i ngritjes së Demokracisë dhe Opozitës.
Por kjo prekte interesat e Vejushës së Zezë dhe jo ato të SHBA-së, përsa kohë që prova për Non Gratan akoma nuk ka dhe çdo gjë është ngritur mbi thashethemet e Delina Ficos, e cila përveç të tjerave, mer të drejtën që me shoqatën e saj të gjykojë gjithë dosjet stok në Gjykatën e Lartë.
A ka më shkatërrim të madh se po pëson Sistemi Gjyqësor se kjo me Reformën në Drejtësi, ku qartazi ka ndikimin shumë të madh Vejusha e Zezē?
Niveli shumë i ulët i performancës dhe gafat shumë të mëdha diplomatike ksnë bërë që shumë shqiotarë të nfrenë pikpyetje për liritë që të siguron Kushtetuta Amerikane.
Në vënd që kjo përfaqësuese e SHBA të përcjellë në vendin tonë tiparet e demokracisë amerikane kjo zgjedh të spiropallizohet dhe gridarizohet ultësisht.
Mjafton të shikoni ndryshimin në pamjen e saj si pasojë e parukieres së Gridës, Vilave të Joridës dhe birrave të Elisës, kupton që halli i Vejushës ëdhtë interesi i saj personal.
Me të vërtetë ne mund të besojmë se Vejusha e Zezë lufton për interesat e SHBA?
Nëse do ishte e vërtetë e kundërta, do shqetësohej për Portin e Durrēsit si pikë strategjike të Natos e cila me aferën korruptive të Rama – Basha, po tentohet të kalohet nën ndikimin Rus dhe Serb.
I ka përcjellë shqetësimet lidhur me këtë port, Vejusha e Zezë në Shtëpinë e Bardhë?
Ajo e di shumë mirë që jo.
Janë këto afera, plus dhe ajo e Non Gratas të Berishës pa fakte dhe prova që kanë detyruar autoritetet amerikane të mos i japin titullin “ambasadore”.
Sepse nëse Amerika ka fytyrën e Vejushës sē Zezë, asnjë shqiptar nuk do ta shohë më atë si shtëpinë dhe ëndrrën e lirisë dhe e demokracisë.
Pse e them këtë?
Sepse sa herë ka skandale, Vejusha Zezë zhduket me javë deri kur mer urdhërin nga Rama për të dalë dhe për të helmuar viktimën e rradhës.
Kush e ka radhën?
Nuk e di, por ajo nuk ka mjaftueshëm helm të helmoje shumicēn e shqiptarëve.
Unë e dua Amerikën, por më shumë dua Shqipërinë.
Ndaj Vejusha e Zezë nuk me tremb as me bar e as me vizë.
Barin dhe vizat t’ja gjejë vendin se ata që mbështet i duan shumë.
Për kë arsye them se Vejusha e Zezë ka dy interesa në raport me PD;
1. Lulzimin në shêrbim të Ramës.
2. Kullat te Selia e PD-së.
Meqenëse ra fjala, ja dha vizën kjo Lulzimit? Jo për gjë por do e priste vetë Esco bar.
Hihihihihihihi 🙂
Deri atëhere do luftoj që helmin e Vejushës së Zezë dhe e të gjithë zvarranikëve, ta mbaj larg Atdheut dhe Kombit tim.
Larg helmin nga vendi im.

Ps: Nëse një Vejushë e lamë të vdiste e qetë në shtratin e saj, këtë Vejushë nuk duhet ta lëmë ta hedhë paq me antishqiptarizmin e saj.

Cili do jetë pickimi i rradhës i Vejushës së Zezë?

Konflikt i pastër interesi/ Ministria e Jashtme

Cili do jetë pickimi i rradhës i Vejushës së Zezë?

“SHBA duhet të iu çojnë tek eskimezët”/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko