Regjisori Eduart Grishaj ka komentuar sot në emisionin televiziv ‘Wake Up’, debatin që pasoi shpallja e fituesit të “Big Brother VIP”.
Mërzia e Donaldit për fitoren e Ilirit ka qenë kryefjalë e mediave rozë në këto dy ditët e fundit, aq sa ka shkaktuar dhe tërheqjen e vëllezërve Veshaj nga emisioni që kishin planifikuar në “Top Channel”.
Grishaj është shprehur se të 4 finalistët kanë qenë fitues në mënyrën e tyre, dhe vetëm një do ta fitonte çmimin e madh.
E kishit parasysh që do ketë njerëz të mërzitur përpara se të hapej zarfi?
Grishaj: Ne jemi mësuar me këtë gjë. Nuk njoh asnjë shqiptar që pranon humbjen. Asnjë nga 4 finalistët nuk ka humbur. Është problem i madh ky. Një do e fitoj çmimin e madh. Të gjithë konkurrentët kanë dalë fitues.
Të gjithë kanë dalë me dinjitet. Në asnjë ‘Big Brother’ tjetër konkurrentët nuk kanë fituar kaq shumë, shtëpi, suport nga TCH, produksioni.