Zyrtarët ushtarakë rusë thonë se pesë ukrainas janë vrarë duke u përpjekur të kalonin kufirin e Rusisë.
Moska zyrtyare thotë se trupat ruse kanë penguar ukrainasit që të kalonin kufirin.
Sipas mediave ruse, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, me orën e Moskës, në rajonin e Rostovit pranë kufirit ruso-ukrainas.
Mësohet se njësia e ushtrisë ruse shkatërroi dy automjete të ushtrisë ukrainase që dyshohet se kaluan kufirin duke përdorur zjarr.
Ndërkohë nga ana tjetër ushtria ukrainase i ka quajtur “të rreme” pretendimet ruse për një përpjekje që ukrainasit kanë tentuar që të kalojnë kufirin.
Ukraina theksoi se informacioni i Rusisë është i pasaktë pasi nuk ka forca ukrainase në rajonin e Rostovit, ku sipas Moskës ku dhe ka ndodhur vrasja.