Wednesday, November 27, 2024
Home Aktualitet Meta pret në presidencë drejtoren e “Qendrës së Konsumatorit Shqiptar”: Ndava shqetësimin...

Meta pret në presidencë drejtoren e “Qendrës së Konsumatorit Shqiptar”: Ndava shqetësimin e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura të konsumatorëve, do të ndërmarr nisma…

0
96

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur në Presidencë Drejtoren Ekzekutive të Qendrës së Konsumatorit Shqiptar, Ersida Telitin.

Meta thotë se në bashkëbisedimin me zonjën Teliti ka ndarë shqetësimin e bërë publik, për vendimet jo transparente të institucioneve jo banka për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të konsumatorëve.

Meta thotë më tej se do të marrë të gjitha nismat e duhura në bashkëpunim me Bankën Qendrore dhe institucionet e niveleve të tjera, për të arritur një zgjidhje të arsyeshme e të qëndrueshme.

Postimi i Ilir Metës:

Prita sot në takim Drejtoren Ekzekutive të Qendra “Konsumatori Shqiptar”, Prof. As. Dr. Ersida Teliti, për të ndarë disa vlerësime lidhur me shqetësimin e bërë publik, për vendimet jo transparente dhe abuzuese të institucioneve financiare jo banka, për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të konsumatorëve.
Zonja Teliti më njohu më konkretisht me veprimet e parregullta të ndërmarra, në mungesë të plotë të transparencës dhe dijenisë për këto detyrime financiare, që po shkaktojnë një tronditje të rëndë ekonomike, sociale dhe psikologjike, duke cënuar cilësinë e jetës së shumë familjeve shqiptare.
E sigurova se do të ndërmarr të gjitha nismat e duhura, në bashkëpunim me Bankën Qendrore dhe institucionet e niveleve të tjera, në respekt dhe mbrojtje të interesave të qytetarëve, për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme dhe të arsyeshme, gjithmonë në interesin e konsumatorëve shqiptarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here