Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, në lidhje me koncensionin e pompave të naftës, ku do ti jepen rreth 70 milionë euro shtesë një kompanie private.
Gazetari shprehet se i vetmi ivenstim që ka bërë partneri privat është një palë pinca, si ato që gjenden lehtësisht në shtëpitë tona, dhe dy kilogramë dyllë.
Tomorri shkruan se nën zë thuhet se një prej ministreve të qeverisë Rama është shprehur se “SPAK-ut i bën sh*rrën në kokë”.
Postimi i Tomrrit:
Qe ta merrni vesh ju sa frike kane nga SPAK-u dhe Komisionet Hetimore keta hajdutet, qe ka mbledhur Rama neper qeveri dhe Parlament mjafton vetem nje fakt i thjeshte.
Ne kulmin e aksioneve te SPAK dhe Komisioneve Hetimore, Ministria e Financave po jep koncesion te fshehte 70 milione euro, ku investimi i vetem i partnerit privat eshte nje pale pinca nga ato qe kemi te gjithe ne shtepi dhe dy kile dyll.
Pra nje pale pinca ne brez dhe te jep qeveria 70 milione euro. Madje thone se njera nga keto ministret ka thene qe une SPAK-ut i bej sh*rren mu ne koke. Ja keshtu, keshtu.
Mos enderroni gjera me SPAK, por gjeni nga nje pale pinca dhe beni shoqe ose shok ministrat dhe kapni ndonje koncesion. Kaq e thjeshte eshte. Po nuk e bete dot kete pune, rrini urte dhe plotesoni anketen e Keshillimit qe ju ka derguar kryeministri neper shtepia. Sidomos ate pjesen per kontributet e pensionisteve.