Skema Kombëtare, aplikimet hapen nga 25 shkurti, masat që financohen me 3.2 miliardë lekë

0
137

Nga 25 shkurti Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural do të hapë aplikimet për fermerët të cilët janë të interesuar të aplikojnë nga mbështetja e Skemës Kombëtare.

 

Këto aplikime do të qëndrojnë të hapura për një periudhë një mujore dhe parashikojnë financimin e një sërë masave që nisin nga fidanët dhe inputet tek serat diellore apo bimët mjekësorë dhe prodhimet organike.

 

Në total janë të paktën 13 masa ku përfshihet gjithashtu edhe mbështetja me naftë për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi.

 

AZHBR ka njoftuar se aplikimet do të jenë online për disa masa specifike të tilla si masa 1,3,7 sipas parimit zero dokumente përmes portalit e-albania. Ndërkohë që për masat e investimeve 2,8,9,10,12 aplikimet do të bëhen me dosje në zyrat qendrore të agjencisë.

 

Fondi në skemën kombëtare për këtë vit llogaritet 3.2 miliardë lekë ku përfshihet edhe fondi i garancisë si dhe skema e naftës.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here