Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mezi po pret që të dalë sot përpara komisionit hetimor për mega-aferën e inceneratorëve. Edhe pse ekspertë dhe politikanë thonë se një aferë e tillë nuk mund të ndodhte kurrë pa dijeninë e tij, Rama i ka mohuar përgjegjësitë.
Ashtu siç mund të mendohet, kjo paraqitje do jetë më shumë një shfaqje. Në vitin 2003, Rama doli për herë të parë para një komisioni hetimor, të drejtuar nga i ndjeri Sokol Olldashi.
E gjithë paraqitja ishte një estradë. Duke postuar këtë video, anëtarja e kryesisë së LSI, Elona Guri shkruan se po presin cila do jetë kënga e radhës.
“Xhepisti u rrit e u bë kokosh. Le ta ndjekim sot këngën e tij të re, përgatitur për shoun e radhës të komisionit Tabaku. Mësohet se refreni do i dedikohet 17 Majit…,” shkruan ajo.