BBC raporton se BE do të ngrijë asetet evropiane të Presidentit rus Vladimir Putin dhe ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov, por thekson se është e paqartë nëse njëri prej tyre ka asete të rëndësishme në BE.
Ky vendim vjen edhe pas sanksioneve që BE dhe SHBA vendosen ndaj Rusisë, e cila nga dita e djeshme 24 shkurt po vazhdon me sulmet ne Kiev.
Ndërkohë deri tani lufta në Ukrainë ka shkaktur rreth 194 viktima, mes të cilëve 57 janë civilë. Këto shifra janë bërë publike nga Ministria e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar.
James Heappey, u ka thënë deputetëve në Dhomën e Komunave se 450 ushtarë rusë dhe 194 ukrainas, përfshirë 57 civilë, janë vrarë që nga fillimi i pushtimit të Vladimir Putinit dje.
Është një numër më i lartë i vdekjeve civile sesa raportoi OKB, e cila tha se kanë humbur jeten 25 persona.
Heappey tha gjithashtu se trupa të tjera të Mbretërisë së Bashkuar po dërgoheshin në Estoni, aleatin e NATO-s, më herët se sa ishte planifikuar dhe gjithsej 1,000 trupa janë në gatishmëri për të ndihmuar vendet fqinje të Ukrainës të trajtojnë refugjatët që ikin nga vendi.