Kryemadhi për Dibrën: I dhamë 2200 vota më tepër në 25 Prill, por PD s’diti ta sjellë ndryshimin!

0
116

Lideri historik i PD, Sali Berisha, ka shkuar sot në fshatin Fushë Alie të Dibrës për të prezantuar atje Premtim Kryemadhin, kandidatin për kryetar bashkie të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Vetë kandidati e nisi fjalën e tij duke thënë: “Dr. Berisha, mirëseerdhët në Fushë Alie, mirëseerdhët  vendin e besës dhe të patriotizmit!” dhe më pas, iu drejtua pjesëmarrësve.

“JU përshëndes edhe njëherë sot ju, jo vetëm për praninë, por dhe për mbështetjen që i keni dhënë PD-së në vite. U tha këtu sot se Doktori është në një vend bastion të PD në të gjithë historinë e kësja partie.

Jam i nderuar që dola këtu pasi dola nga një proces model i pastër i Foltores dhe votuan për kandidatin që do t’ju përfaqësonte.

Dibranët, jo vetëm demokratët, ia dhanë ndryshimin më 25 Prill Partisë Demokratike , por kjo parti për shkak të keqmenaxhimit nuk diti ta sjellë apo ta japë qytetarëve ndryshimin.

2200 vota më tepër i dhamë Partisë Demokratike më 25 Prill! Vetëm një deputet kemi në parlament dhe dy deputetë ka Mati me 1000 vota minus për PD-së. Kjo është që të mos respektohet vota vullneti mundi dhe djersa jo vetëm e demokratëve por e gjithë qyterarëve të Dibrës.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here