Kriza Ukrainë-Rusi ka ngjallur reagimin e të gjithë ndërkombëtarëve. Mediat e huaja bëjnë me dije se lëvizja më e fundit e autoriteteve polake është bllokimi i zonës ajrore për avionët rus.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, i cili është shprehur se qeveria e tij do të përgatisë një rezolutë, e cila do të rezultojë në mbylljen e hapësirës ajrore të Polonisë për linjat ajrore ruse.
“Kam urdhëruar përgatitjen e një rezolute të këshillit të ministrave që do të çojë në mbylljen e hapësirës ajrore mbi Poloni për linjat ajrore ruse”, ka bërë me dije Morawiecki.