“Sillej si Silvia Conti në Komision”/ Kryemadhi ironizon Tabakun: Bënte pyetje foshnjarake! LSI-në nuk e pranuan

0
140

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, për të cilin pati shumë kritika, veçanërisht për performancën e Partisë Demokratike.

Kryemadhi ironizoi Jorida Tabakun duke deklaruar se ajo sillej si “Silvia Conti” në Komision dhe bënte pyetje “foshnjarake”.

Kryemadhi tha gjithashtu se LSI është përjashtuar nga Komisioni.

Monika Kryemadhi: I kam bërë një sfidë komisionit, që ju kam thënë, pas ekskursioneve që bënë, të thonë sa kanë kushtuar dhe meqë kanë qenë në inceneratorin e Tiranës, çfarë kanë vënë re aty?  Kur të më thonë se çfarë kanë parë në landfillin e Tiranës, do të besoj se ishte i vertetë. Në këndvështrimin tim, nuk shoh gjë tjetër, veçse reklamë pa para për Edi Ramën dhe qeverinë për të mbuluar aferën.Afera nuk janë as lejet e ndërtimit të Tabakut dhe as pasthirrmat e Ahmetajt. Afera është ndiq paratë, ku kanë vajtur paratë.

Ylli Rakipi: A ishit ju të ftuar të merrnit pjesë në komision?

Monika Kryemadhi: Ne nuk ishim të ftuar në komision. Zoti Vasili ka kërkuar të marrim pjesë, por partia e bravës ka vendosur veton të mos marrë LSI pjesë në komision.

Ylli Rakipi: Përse thoni se komisioni amnistoi Ramën dhe Veliajn?

Monika Kryemadhi: Sepse pyetjet nuk kanë lidhje me aferën. Naiviteti që shkonte në fosnjëri, për të bërë rolin e Silvia Contit në drejtim të komisionit sesa për të zbardhur çështjen e inceneratorëve. Komisioni ka të çuditshme deklarimin e Alqi Bllakos, që nuk shprehu asgjë në komision, që në këndvështrimin tim mund të jetë i penduar. Është grup i strukturuar kriminal.  Gjëja më e frikshme që nuk u përmend, që zoti Këllici me aq mundësi sa kishte i ngriti, ishte çështja e grupit të strukturuar kriminal. Mund të jetë edhe skemë e pastrimit të prave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here