Vdekja heroike e 13 ushtarëve ukrainas në Ishullin e Gjarpërinjve, refuzuan t’i dorëzohen luftanijeve ruse dhe u bombarduan

0
110

Historia e ushtarëve ukrainas që refuzuan t’i dorëzohen luftanijeve ruse është bërë virale në internet dhe ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave ndërkombëtare. Të gjithë, 13 roje ushtarake në Ishullin e Gjarpërinjve (ishulli Zmiiny në Detin e Zi), ranë heroikisht dhe nuk dezertuan.

Pasditen e 24 shkurtit dy objektiva të panjohur iu afruan ishullit të gjarpërinjve dhe pushtuesit rusë u kërkuan trupave kufitare që të dorëzoheshin. Luftanijet përdorën kanalin ndërkombëtar të komunikimit për sigurinë e lundrimit dhe u pozicionuan para ishullit.

“Unë jam një luftanije ruse. Unë ju ofroj të lini armët dhe të dorëzoheni për të shmangur gjakderdhjen dhe viktimat e pajustifikuara. Përndryshe, ju do të bombardoheni”, përsëriti dy herë luftanija ruse, ndërsa ushtarët fjalë për fjalë u përgjigjën: “Anija luftarake ruse, vazhdo x..y!”

Vonë në mbrëmje, Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare raportoi se komunikimi me rojet kufitare në Zmiiny ishte humbur dhe ishulli me siguri ishte marrë nga pushtuesit, transmeton newsbomb.al. Presidenti ukrainas Zelensky vlerësoi trimërinë e rojeve, duke thënë se të gjithëve do t’u jepen nderime pas vdekjes, si heronj të Ukrainës.

“Në ishullin tonë Zmiiny [Ishulli i Gjarprit], duke e mbrojtur atë deri në fund, të gjithë rojet kufitare vdiqën heroikisht. Por nuk u dorëzuam. Të gjithë ata do të marrin titullin Hero i Ukrainës pas vdekjes. Kujtim i përjetshëm për ata që dhanë jetën për Ukrainën”, ka thënë presidenti.

Audioja e fjalëve të fundit të rojeve është bërë virale dhe është shpërndarë nga të gjithë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here