Berisha nga Shkodra: Ne jemi në revolucion paqësor demokratik me një synim më kryesor!

0
117

Lideri historik i PD, Sali Berisha, së bashku me kandidatin Bardh Spahia të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë e Shkodrës, kanë nisur një bashkëbisedim me gazetarët në kuadrin e fushatës së zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 Marsit.

Në fjalën e tij para mediave, Berisha tha:dua të falënderoj me mirënjohje qytetarët e Shkodrës për qëndrimin e tyre në mbështetje të demokracisë këto 30 vite.

Ne jemi në një fushatë elektorale. Në të vërtetë në thelb ne jemi në një revolucion paqësor demokratik me të cilin kemi një synim më kryesor, rikthimin e opozitës së vërtetë shqiptare, rivendosjen e pluralizmit politik të vërtetë dhe natyrisht, natyrisht sjelljen në pushtet të PD dhe opozitës shqiptare.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here