Nuk e njeh pavarësinë, por Rusia vendos Kosovën në hartat e saj

0
176

Edhe pse Moska nuk e njeh pavarësinë e shtetit më të ri të Europës, duket se në hartat në përdorim të ushtrisë i ka përshkruar me vija të pandërprera kufijtë e Kosovës.

Kështu në një video gjatë fjalimit të zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë, Igor Konashenkov, shteti i Kosovës shihet në prapavijë. Ndërkohë Konashekov raporton mbi ecurinë e atij që Rusia e quan “operacion special”, por që praktikisht është një pushtim i Ukrainës.

Agresioni rus nisi menjëherë pasi Rusia njohu si të pavarura dy të ashtuquajtura Republika Popullore të Donetskut dhe Luhanskut. Ndërkohë të enjten e 24 shkurtit Rusia filloi sulme ushtarake në Ukrainë.

Në vitin 2014, Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë dhe këtë e bëri duke hequr krahasime me Kosovën. Vetë Presidenti Putin tha se disa ditë më parë se bota duhet të njohë Krimenë si pjesë territoriale të Rusisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here