I ftuar në SYRI TV me moderatorin Bledian Marku, diplomati Agim Nesho ka folur për luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës e cila ka hyrë në ditën e tretë.
Diplomati Nesho theksoi se sulmi i Rusisë është një ndërhyrje fashiste nga një lider që ka dashur të thyej të gjitha normat dhe ligjet e komuniteti ndërkombëtar.
Gjithashut Nesho ka vlerësuar maksimalisht rezistencën e Ukrainës, ku sipas tij është një shembull ndaj fuqive që po tregojnë ekspansionin e tyre.
Nesho: Një ndërhyrje fashiste e projektuar nga një lider që ka dashur të thyej të gjitha normat e komuniteti ndërkombëtar, ligjet dhe të hedhi poshtë të gjitha kartat e OKB-së.
Kemi prej tre ditësh një rezistencë të admirueshme të ushtrisë së Ukrainës ndaj një sulmi, pasi në Moskë mendohej se Ukraiana do merrej për 10 minuta.
Kauza e tyre është një kauzë fashiste, kërkojnë me mënyrat më revanshiste që të revizionojnë kufijtë e vendeve sovrane si Ukraina.
Mënyra se si është organizuar populli i Ukrainës, ushtria nuk qëndron në qytete që të mbrojnë qytetet, por qëndrojnë në rrethina dhe populli është armatosur dhe po presin agresorin duke luftuar në ato lagje që ai është afruar deri në 30 km larg Kievit.
Thirrja e presidentit të Ukraninës është një shembull rezistence ndaj fuqive që po tregojnë ekspansionin e tyre.
Ai i bëri thirrje edhe shteteve perëndimore që masat dhe sanksionet të jenë sa më të shpejta dhe të ashpra që të gjunjëzojnë Rusinë.