Ukraina krijon legjionin ndërkombëtar: Është momenti tani që të na tregoni mbështetetjen tuaj

0
106

Kievi thotë se po krijon një legjion “ndërkombëtar” për të huajt që dëshirojnë të dalin vullnetarë në mbështetje të Ukrainës.

 

“Kjo do të jetë prova kryesore e mbështetjes suaj për vendin tonë,” vuri në dukje Presidenti Volodymyr Zelensky në një deklaratë të lëshuar pikërisht tani për “legjionin e huaj” të ri të Ukrainës.

 

Kjo thirrje iu drejtohet të gjithë të huajve, që në mënyrë vullnetare, kërkojnë që ti bashkohen ushtrisë së Ukrainës, e cila prej 4 ditësh është duke rezistuar ndaj agresionit rus.

 

Kjo lëvizje e Ukrainës, vjen në një kohë kur shumë shtete, kanë njoftuar për ta ndihmuar atë me armë dhe me paisje të tjera.

 

Polonia do të sigurojë një tren special për të transportuar të plagosurit nga Ukraina në spitale të ndryshme në Varshavë, tha një zyrtar të shtunën.

 

“Polonia nuk harron ndihmën për Ukrainën. Ne po nisim një tren për të plagosurit që pësuan si rezultat i operacioneve ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës,” tha në një postim në Twitter Stanisłaë Żaryn, zëdhënës i ministrit të koordinatorit të shërbimeve speciale.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here