Lufta në Ukrainë/ Meta thirrje shoqërisë civile: Të solidarizohemi me përpjekjet e një populli që po mbron me çdo çmim lirinë. Nxis vijimin e ndihmave humanitare

0
85

Presidenti i vendit Ilir Meta ka shprehur sërish solidaritetin e Shqipërisë ndaj Ukrainës në luftën e tyre kundër pushtuesve rusë.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit shkruan se nxit shoqërinë shqiptare të vijojë me ndihmat humanitare.

Postimi i plotë:

Shqipëria krah për krah me Ukrainën, në solidaritet të plotë me përpjekjet e një populli që po lufton heroikisht për të mbrojtur me çdo çmim lirinë e tij!

Nxis shoqërinë civile për të vijuar ndihmat humanitare!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here