Lideri historik i demokratëve Sali Berisha është duke mbajtur një takim me banorët e Xhavzotaj në qytetin bregdetar të Durrësit për të prezantuar kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, Ardian Muka.
Gjatë fjalës së tij ai ka përmendur kryetaren në detyrë të bashkisë së Durrësit, Emirjana Sakon duke iu drejtuar se ajo nuk ka kryer detyrën e saj siç duhet për të ndihmuar të gjithë banorët për dëmtimet e tërmetit.
“Edi Rama dhe Vangjush Dako perfaqesohen nga zonja Sako. Ne pamje te pare eshte nje zonje dhe ketu jemi ne rregull. Ajo ka problem serioze. Absolutisht çdo zonjë mund të konkurronte pervec asaj. Ja u them une. Ajo ka dy vjet qe menaxhon bashkinë e Durrësit dhe ne kemi dëgjuar që kanë patur dëmtime të thella nga tërmeti dhe kjo nuk i ka trajtuar në mënyrë të barabartë. Ajo ka bërë me hile.”