Mastercard ka bllokuar të gjitha transaksionet e bankave ruse që janë vendosur nën sanksionet e vendeve Perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës.
“Pushtimi rus në javën e fundit ishte shkatërrues për Ukrainën. Kompania jonë mbështet Ukrainën dhe civilët që po vuajnë nga lufta”, thuhet në faqen zyrtare të kompanisë, shkruan Reuters.
Përveç bllokimit të bankave ruse, kompania do t’i transferojë 2 milionë dollarë Kryqit të Kuq të Ukrainës dhe “Save the Children” për të ndihmuar ukrainasit.